“Edhe Xavi nuk e priste”, Fabregas: Kjo është ëndrra ime

15 Shtator 2022
16:44
Denis Hakanaj
back button

Cesc Fabregas, lojtar i Como-s, ka folur për RAC 1 në lidhje me tema aktuale në shtëpinë e Barcelona-s: “Shikoj një skuadër shumë konkurruese, një formacion titullar shumë të mirë dhe një stol shumë të fortë”, ka thënë mesfushori.

“Xavi? Ndoshta ka ardhur më herët nga sa imagjinonte, por është shumë i përgatitur. Senatorët e ekipit? Është shumë e vështirë të pranohet stoli.

“Ditën pas ndeshjes duhet të punosh me zëvendësuesit ndërsa titullarët rikuperojnë, kjo është ajo që rëndon më shumë”.

Rikthimi i Messi-t: “Nuk e di nëse është e mundur, mund të jetë një opsion nëse Barça do ta dojë. Do të ishte një fund i bukur: ishte lojtari më i dashur dhe i respektuar i skuadrës, na ka ndihmuar të fitojmë trofe. Është e pamundur të flitet keq për të”.

Trajner i Barcelona-s: “Nuk mund ta mohoj se do të ishte një ëndërr. Por duhet punuar shumë dhe të jesh shumë i aftë për një sfidë të tillë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit