Efekti i Ronaldos: “I ka detyruar të bëjnë një ndryshim epokal”

30 Qershor 2024
11:00
Denis Hakanaj
back button

“Cristiano Ronaldo? Ai është 39 vjeç, por duket 25. Ai ndryshoi programin tonë të stërvitjes.”

Kështu ka folur mesfushori i Al-Arabi, Muralha, vlerëson drejtimin e kampionit portugez. I intervistuar nga portali brazilian ‘Globoesporte’, ish-lojtari i Flamengos tregon një anekdotë të veçantë në lidhje me ish-lojtarin e Juventusit dhe Real Madridit.

“Më konkretisht, një ndryshim epokal i zakoneve në futbollin saudit, i përshpejtuar nga mentaliteti portugez.

Sipas Muralha, pesë herë fituesi i Topit të Artë – duke luajtur me Portugalinë në Euro 2024 – madje ka shkuar aq larg sa të ndryshojë zakonet e sportistëve arabë që nga ardhja e tij në Al-Nassr në janar 2023.

Ja si: “Tani stërvitemi në mëngjes, kur dielli nuk shkëlqen aq shumë”, shpjegon braziliani. “Cristiano i detyroi arabët të shkonin në shtrat më herët për të stërvitur në mëngjes dhe për të pasur një paraqitje më të mirë në fushë.

“Kampionati saudit? Është bërë jashtëzakonisht i fortë. Kushdo që ka para do të krijojë një ekip të fortë për të luajtur”, nënvizon mesfushori sulmues 31-vjeçar brazilian i cili më pas shton:

“Kampionati po bëhet shumë i vështirë. Lojtarët janë të stërvitur mirë, jo vetëm në futboll, por edhe jashtë fushës, duke u pjekur në aspektin profesional. Lojtarët e mëdhenj po shkojnë atje tani. Të gjithë duan të shkojnë atje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit