Egnatia 2023-24, “dy herë” kampione e Shqipërisë! Fitoi ndaj skemës dhe mosbesimit

26 Maj 2024
22:00
Telesport
back button

Askush nuk e priste ne fillim te sezonit, aq me teper kur ndodhi tragjedia e Dwuamenas, por ja qe Egnatia i mbylli gojen edhe me skeptikëve duke vendosur edhe ajo emrin ne librin e arte te fitoreve te titullit ne Shqiperi. Ishte nje triumf qe do te mbahet mend gjate pasi ishte hera e pare qe vendosej fituesi i kampionatit me “final four” pas sezonit te rregullt. Dhe keshtu, pasi e mbylli e para ne renditjen e sezonit te rregullt, Egnatia ne final four barazoi ndaj Vllaznise ne gjysmefinale dhe fitoi në “Air Albania” ndaj Partizanit me rezultatin 0-1.

Në një atmosferë elektrizuese, në stadiumin “Air Albania” u zhvillua një finale e madhe, teksa në fushë vendosi gjyqtari i mirënjohur anglez, Anthony Taylor.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi që në pjesën e parë. Në minutën e 35-të, Spahiu ka dhuruar një asist për Ibrahimoglu dhe ky i fundit nuk ka gabuar përballë portës së “Demave”. Pjesa e dytë ishte ashtu siç pritej, tepër intensive nga të dyja skuadrat. Partizani provonte herë pas here të barazonte shifrat, ndërsa Egnatia tentoi gjithashtu të dyfishonte shifrat.

Por pavarsisht të gjithave rasteve, sfida përfundoi me shifrat 0-1 dhe Egnatia shpallet kampione e Superiores. Egnatia diktoi ritmin gjatë gjithë sezonit, duke kryesuar renditjen me 63 pikë dhe në fund e finalizon duke triumfuar në “Final Four” dhe duke fituar titullin e parë kampion të Shqipërisë në histori. Partizani nga ana tjetër nuk ia doli të mbronte titullin dhe të barazonte Dinamon me 18 tituj kampion.

Një sezon fantastik për rrogozhinasit që përmbyllet me titullin kampion dhe Kupën e Shqipërisë, teksa do të përfaqësojnë edhe Shqipërinë për herë të parë në histori në turin e parë eliminator të Champions League.

Pas përfundimit të ndeshjes finale në stadiumin “Air Albania” u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe titullit kampion ku të pranishëm ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i dorëzoi medaljet dhe titullin kampion ekipit të Egnatias.

Ishte hera e pare e skemes se re me “final four”, pra 4 ekipet e para te renditjes qe perballen mes tyre, por ishte edhe hera e pare e triumfit ne kampionat per Egnatian, qe ne fakt nese sdo te ishte skema do ta kishte festuar me kohe titullin. Keshtu, Egnatia e fitoi “dy here” kampionatin…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit