“Ejani të festojmë se do të na e anulojë…”, 33 vite më parë “Dora e Zotit” (VIDEO)

22 Qershor 2019
17:38
Anton Cicani
back button

Bën shumë vapë në stadiumin "Azteca" atë pasdite qershori 1986… Luhet Angli-Argjentinë, çerekfinalja e Kupës së Botës në Meksikë dhe rivaliteti mes dy shteteve është egërsuar sidomos pas luftës për Ishujt Falkland katër vite më parë, por sidomos sepse në Botërorin e vitit 1966, Argjentina mbeti me dhjetë pas daljes me të kuq të kapitenit Antonio Ubaldo, pikërisht ndaj "Tre Luanëve", në Angli.

Vendi organizues fitoi dhe kaloi më tej, duke u kurorëzuar në fund me trofeun, në një turne që pati gjithashtu edhe misterin e "Golit fantazmë"…

Tensioni në majë, shumë faulla dhe ende 0-0… Deri kur, në minutën e 51', Steve Hodge ngriti gabimisht një top lart dhe portieri Peter Shilton me 185 cm e tij u hodh ta shtrëngonte sferën në duart e tij, por Diego Armando Maradona gjithashtu ngriti dorën (edhe pse 20 centimetra më i shkurtër se portieri) dhe e devijoi në rrjetë.

Të gjithë të shtangur ndërsa Maradona po festonte i vetëm, deri kur i bërtiti të gjithëve "ejani festoni". Kur u afruan, shtoi "ndryshe arbitri do ta anulojë"… 

Argjentina bëri edhe një mini-paradë pas golit duke festuar ndërsa arbitri tunizian Ali Bin Nasser edhe pas protestave angleze, nuk lëvizi qerpikun!

Goli i dytë, më pas, do të ishte "Goli i Shekullit", pra nga mesi i fushës deri në portën e Anglisë dhe rrjetë! Sërish Diego Armando Maradona, "Dora e Zotit" që i dha Botërorin Selection!

Plot 33 vite më parë, ndodhi ajo që edhe sot kujtojmë! "Mano de Dios".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit