Barcelona synon rikthimin e Xavi Simons për sezonin e ardhshëm. Mesfushori 21-vjeçar holandez në pronësi të Paris Saint-Germain mund të largohet nga kryeqyteti francez dhe t’i bashkohet klubit që e ka rritur.
Futbollisti i talentuar është në fakt produkt i klubit “blaugrana”, por në vitin 2019 u transferua në Francë, ku vazhdoi procesin e maturimit derisa u fut në ekipin e parë. Dhe, më pas, u huazua fillimisht te PSV dhe sezonin e fundit te Leipzig.
Në dy sezonet që ka luajtur si i huazuar, 21-vjeçari ka realizuar 32 gola në 91 ndeshje, duke fituar mjaft eksperiencë. Simons u përmirësua shumë në nivel teknik dhe veçanërisht në sezonin e fundit te Leipzig, ku shënoi 10 gola dhe 15 asistime në 43 ndeshje.
Ndaj, Xavi Simons mbetet një lojtar me shumë kërkesa në merkato dhe ofertat për të nuk mungojnë. Kryesisht interesim ka nga Bundesliga, me Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, por edhe Manchester United e Chelsea janë interesuar për të.
Për ta lënë të lirë, PSG krëkon të paktën 60 milionë euro, por duket se vetë lojtari ka të tjera plane. Xavi Simons dëshiron të rikthehet në Spanjë e të riveshë fanellën e Barcelonës, ku do të gjente ish-shokët e skuadrës kur luante me të rinjtë si Gavi, Balde dhe Fermin.