Ekipet e Premier duan në huazim talentin portugez, Atletico kërkon ta shesë përgjithnjë

15 Korrik 2024
10:24
Telesport
back button

E ardhmja e sulmuesit portugez João Félix mbetet ende enigmë. Pas një sezoni pozitiv, i huazuar te Barcelona, ​​lojtari do të kishte preferuar të qëndronte në klubin katalanas. Atlético Madrid, që ka pronësinë e futbollistit, e ka bërë gjithmonë të qartë pozicionin e tij të fortë për të shitur përgjithmonë 25-vjeçarin.

Atletico nuk dëshiron më ta japë në huazim lojtarin, aq më tepër një rivali direkt në kampionat. Dhe problemet financiare të Barçës po e shtyjnë João Félix diku tjetër. Sipas “Relevo”, Arsenal i është shtuar listës së kërkuesve për sulmuesin portugez. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta është futur në garë për blerjen e Joao Felix.

Ndërkohë që, edhe interesimi i Benfica nuk është zbehur kurrë, madje duke ofruar 20 milionë euro për gjysmën e transferimit të João Félix. Në kahun tjetër, Atletico Madrid e ka refuzuar këtë ofertë, duke kërkuar 30 milionë euro në këmbim. Lojtari aktualisht ndodhet në pushime pas Europianit, ku gabimi i tij nga pika e bardhë solli eliminimin ndaj Francës në çerekfinale.

Sipas shtypit portugez, Joao Felix nuk ka ndërmend të kthehet në Madrid në fund të muajit për t’u ribashkuar me Atlético dhe, në të njëjtën kohë, është afruar edhe Aston Villa. Klubi anglez ka ofruar ta marrë atë në huazim, por kjo lloj formule, siç u përmend, nuk është pjesë e planeve të klubit madrilen.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit