Ekipet kosovare komandojnë Ligën Unike: Flamurtari, Tirana e Partizani humbasin sfidat e radhës

1 Mars 2024
9:51
Telesport
back button

Raundi i gjashtë i Ligës Unike në basketboll për femra ka folur për ekipet kosovare. Ato jo vetëm që fituan përballjet me rivalet nga Shqipëria, por edhe komandojnë renditjen, duke zënë tri vendet e para.

Bashkimi është i pandalshëm këtë sezon, duke mposhtur 78-67 Flamurtarin në Vlorë, në një ndeshje që e komandoi gjatë gjithë kohës. Skuadra e Bashkimit udhëheq renditjen me 12 pikë të plota.

Prishtina mundi 81-65 Partizanin kampion në fuqi, që mbyll renditjen me vetëm një fitore deri më tani. Humbet edhe Tirana, që u mund 89-69 nga Penza, ndeshje e luajtur në Kosovë, duke zbritur në vendin e parafundit.

Liga Unike-Femra, java e 6-të

Prishtina – Partizani, 81-65

Flamurtari – Bashkimi, 67-78

Penza – Tirana, 89-68

Renditja: Bashkimi 12 pikë, Prishtina 11 pikë, Penza 8 pikë, Flamurtari 8 pikë, Tirana 8 pikë, Partizani 7 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit