EKSKLUZIVE: Biseda me Sormanin dhe e ardhmja, Mala vendos

10 Janar 2020
20:59
Eraldo Harlicaj
back button

Esat Mala pati një përplasje me klubin e Partizanit. Ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me “Demat” dhe klubi ka marrë masë administrative ndaj lojtarit. I riu nuk mund të stërvitet me ekipin e parë dhe stafi teknik nuk e ka përfshirë në fazën përgatitore që po zhvillon ekipi i parë në Turqi. 

Mesfushori ka mbetur në Tiranë dhe po stërvitet me ekipin B. Telesport mëson se 21-vjeçari ka patur një bisedë të shkurtër me trajnerin Adolfo Sormani. Tekniku italian para se të nisej për Turqi ka biseduar me të pezulluarin e klubit. Ai i ka shprehur pëlqimin e tij, por vendimi është i formës së prerë nga klubi mbetet në fuqi. Tekniku dëshiron ta ketë në ekip.  

E ARDHMJA – Lojtari nuk ka një ekip që kërkon të blejë kartonin e tij. Zgjidhja nuk do të jetë në janar, ndërsa burime pranë mesfushorit bëjnë me dije se ai ka vendosur të qëndrojë pa luajtur deri në verë që të largohet me parametra zero. U mendua se janari do të sillte shpëtimin e 21-vjeçarit, por kosovari nuk kishte një plan B. Dëshira e tij është të luajë në Europë, megjithatë një periudhë kaq e gjatë pushimi mund të ndikojë për keq në karrierën e tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit