El CLASICO me nerva dhe tension! Vini Jr shpërdoron, VAR anulon festimin e Mbappe (VIDEO)

26 Tetor 2024
21:58
Telesport
back button

Pjesa e parë e El Classicos ka prodhuar ritëm, ndërhyrje të ashpra, shumë faulla, shumë dinamizëm por edhe tension te jashtëzakonshëm. Megjithatë, mungoi goli. Në fakt, ai u shënua nga Kylian Mbappe por VAR korigjoi vendimin e fushës duke e anuluar për pozicion të parregullt të francezit në momentin e nisjes së aksionit.

GOLI I ANULUAR MBAPPE – VIDEO

Një Real Madrid i vendosur me skemën 4-4-2 dhe një Bellingham që po luan më së shumti mbrojtës i djathtë krahu se sa në sulm. Në anën tjetër, Vinicius Jr është shfaqur jo pak nervoz dhe ka shpërdoruar një rast të mirë duke dribluar Kounde dhe Cubarsi por ka goditur jashtë edhe pse Pena ishte i mundur.

VINICIUS JR RASTI – VIDEO

Në krahun tjetër, Barcelona provoi me Pedri nga distanca dhe Martinez me kokë brenda zone. Ende 0-0 në Bernabeu, por jane edhe 45′ e dyta.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit