Holanda i tha “lamtumirë” Euro 2024 kur ishte vetëm një hap larg finales. Skuadra e “tulipanëve” u mund 2-1 nga Anglia me një gol në minutën e 90-të në gjysmëfinale.
Edhe pse kanë kaluar tri ditë nga ky eliminim, për mbrojtësin dhe kapitenin e Holandës, Virgil van Dijk, plaga është ende e hapur. Ai u ka dërguar një mesazh të gjithë tifozëve portokalli pas eliminimit në gjysmëfinale ndaj Anglisë.
“Kjo është një humbje që dhemb. Pas një turneu të gjatë dhe intensiv, rrugëtimit tonë i erdhi fundi. Do të doja të them një falenderim të madh për fansat tanë që kanë udhëtuar me ne, na kanë mbështetur dhe kanë qenë atje gjatë gjithë rrugës”, tha Van Dijk.
“Tani është koha për një pushim shumë të nevojshëm, për të reflektuar dhe rimbushur bateritë pas një viti plot ulje-ngritje, fizikisht dhe emocionalisht. Ka qenë një privilegj të udhëheq këtë grup të veçantë djemsh në Europian“, tha Van Dijk.