Embolo: Fitore e merituar, golat erdhën në kohën e duhur: Jemi shumë krenarë

29 Qershor 2024
20:47
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi i Zvicrës, Breel-Donald Embolo, komentoi si vijon, siç raporton “Uefa.com”, suksesin 2-0 kundër Italisë në 1/8 finale të “Euro 2024”: “Jam i lumtur dhe krenar, mendoj se fitorja jonë ishte e merituar. E kemi merituar fitoren, ndaj një skuadre të vështirë për t’u përballuar.

Ishim kompaktë dhe krijuam raste. Ne luajtëm një ndeshje vërtet të mirë dhe shënuam në kohën e duhur. Jam shumë krenar për ekipin, stafin dhe të gjithë vendin”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit