Emery dorëzohet pas barazimit me Brighton dhe zyrtarizon largimin e yllit

5 Maj 2019
20:12
back button

Trajneri i Arsenal Unai Emery thotë se Arsenal ka prodhuar mjaftueshëm raste për të shënuar, por në fund ka barazuar pasi Brighon ka zhvilluar një ndeshje të madhe. 

"Meritonim të fitonim, por e dinim se ishin shumë mirë në mbrojtje dhe luajtën shumë mirë". 

"Kishim mundësitë tona për të shënuar, si në pjesën e parë, ashtu edhe në të dytën pasi ata barazuan. I përgëzoj për punën e madhe. Ne mundohemi të fitojmë çdo ndeshje në Premier League, por çdo ndeshje është e vështirë dhe sot ishte shembulli më i mirë". 

"Donim të fitonim sot, por barazuam dhe humbëm mundësinë për t’u kualifikuar në Champions League. Tani do të përgatitemi për ndeshjen e kthimit ndaj Valencia-s".

Gjithashtu, Emery ka bërë të ditur se sulmuesi Danny Welbeck do të largohet në fund të sezonit, duke thënë se: "Kam folur me klubin dhe është marrë vendimi që ai të largohet". 

Welbeck ka luajtur vetëm 14 ndeshje me "Topçinjtë" në këtë sezon, që është karakterizuar nga dëmtimet. 28-vjeçari u transferua tek Arsenal nga Manchester United në 2014-ën për 16 milionë sterlina. 

Ai do të largohet pas 126 paraqitjesh dhe 32 golash të shënuar në pesë sezone me londienzët. Nuk dihet akoma se ku do të transferohet sulmuesi, i cili është përfolur për një kalim te Newcastle në ditët e fundit. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit