Emery konfirmon: Arsenal po shënjestron 3-4 blerje të mëdha

17 Korrik 2019
10:37
Telesport
back button

Trajneri i Arsenal, Unai Emery, ka konfirmuar se klubi është duke u përgatitur për disa blerje “big” ditët në vijim, që do të përforcojnë ndjeshëm ekipin sezonin e ardhshëm. gjithsesi, trajneri spanjoll nuk përmendi asnjë emër konkret.

Ne synojmë që të sjellim në Londër 3-4 lojtarë të rëndësishëm, të cilët do ta rritin ndjeshëm nivelin e ekipit tonë”, tha Emery për “Sky Sport”. Arsenal do të luajë sot ndeshjen miqësore ndaj Bayern Mynih.

Ne po kërkojmë për disa lojtarë që janë të kalibrit botëror, që kushtojnë shumë, ndaj dhe transferimi i tyre mund të kërkojë pak kohë. Ne kemi një listë me emra dhe po punojmë për ta realizuar atë”, u shpreh Unai Emery.

Do t’i marrim me radhë të gjithë, nga i pari deri tek i fundit. gjithçka ka një synim dhe objektiv të qartë e konkret. Këtë sezon duam të bëjmë një hap të madh përpara në kampionat dhe Europë”, tha Emery.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit