Emery: PSG është ndërtuar për të fituar, pësimi i golit të tretë nuk ndryshon asgjë

10 Prill 2025
8:36
Alfred Lleshi
back button

Unai Emery, trajneri i Aston Villa, foli pas humbjes 3-1 në fushën e PSG-së, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ja çfarë tha ai për “UEFA.com”: “Jo, fakti që pësuam golin e tretë nuk ndryshon asgjë.

Jemi ende në lojë, ndihem krenar për lojtarët e mi, luajtëm në mënyrë fantastike dhe ishim afër një rezultati të mirë. Nuk do të ndryshojë qasja jonë për ndeshjen e kthimit, pavarësisht nëse sonte do të kishte përfunduar 2-1 apo 3-1.

Parizienët janë favoritët për në gjysmëfinale, kanë krahë të shkëlqyer dhe dominojnë posedimin e topit. Në mesfushë kishin shumë intensitet. Sigurisht që ne mund të bëjmë më mirë”.

Emery vazhdoi me analizën e tij: “Ky është futbolli… Përballuam një skuadër që luan me shpejtësi, duke ditur që do të ketë edhe 90 minuta të tjera. Kthimin do ta luajmë në shtëpi, do të japim gjithçka kundër një PSG-je të ndërtuar për të fituar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit