Emery-Zidane; dy koleksionistët e titujve ballë për ballë. Kush fiton sot?

21 Nëntor 2020
14:22
Alfred Lleshi
back button

Ndeshja e sotme Villarreal-Real Madrid ka shumë fokus vëmendjeje  në fushë. Gjithsesi, nuk duhet të harrojmë rekordin e dy trajnerëve, që maten në “La Cerámica”. Ata janë më të suksesshmit ndër ata që drejtojnë aktualisht në La Liga. Midis tyre ndajnë plot 21 tituj (11 të  Zidane dhe 10 të Emery). Ishte trajneri aktual i Villarreal, ai që fitoi për herë të parë një titull, “Europa League” me Sevilla në sezonin 2013-2014 . Atë vit, Zidane, gjithashtu festoi një titull, por nuk llogaritet në listën e arritjeve teknike, sepse ishte ndihmës i Carlo Ancelotti (fitoi Champions-in në Lisbonë kundër Atlético Madridit).

Në fakt, pas këtij sezoni, ai mori drejtimin e Real Madrid Castilla dhe nuk u ul në stolin e ekipit të parë deri në janar 2016, pas shkarkimit të Rafa Benítez. Nga ai moment e tutje, francezi ka fituar shumë trofe; përfshirë Champions, La Liga, Superkupën Spanjolle etj. Emery ka fituar tre tituj të Ligës së Europës me Sevilla dhe pjesën tjetër të trofeve e ka gjatë dy sezoneve te PSG: dy Kupa të Francës dhe Kupën e Ligës (2016-2017), si dhe tre tituj në ezonin pauses (2017-2018: Ligue 1, Kupa Franceze dhe Kupa e Ligës. Këtu nuk duhen harruar dy Superkupat e Francës (2016 dhe 2017).

Info-grafiku i mëposhtëm i “Marca” i detajon më së miri trofetë e të dy trajnerëve në fjalë:

Lajme të tjera

Lajmet e fundit