Emri surpizë, trajneri danez që po befason prej 3 sezonesh në Premier kandidat për stolin e Man.United

14 Maj 2024
12:34
Telesport
back button

Danezi Thomas Frank është një pretendent i fortë për të drejtuar skuadrën e Manchester United sezonin e ardhshëm nëse “djajtë e kuq” zgjedhin të ndryshojnë trajnerin. Lajmin e konfirmoi sot “Telegraph”, që tha se klubi po mendon për të larguar Erik ten Hag pas paraqitjeve të dobta të ditëve të fundit.

Manchester United është i teti në tabelën e Premier League, rrezikon një vend në Europë sezonin tjetër, ndaj dhe klubi nuk ka marrë ende një vendim për të ardhmen e holandezit, i cili mund të fitojë ende FA Cup këtë sezon (në finale me Manchester City).

Puna e Thomas Frank te skuadra e Brentford u ka lënë përshtypje drejtuesve të Manchester United, ndaj po mendojnë ta sjellin në “Old Trafford”. Jo vetëm kaq, por trajneri 50-vjeçar danez ka një marrëdhënie të mirë me bashkëpronarët e INEOS, një nga sponsorët e ekipit.

Trajneri danez, jo vetëm që e solli ekipin e Brentford në Premier League, por edhe ka arritur ta mbajë skuadrën në këtë turne për tri sezone radhazi, duke përfshirë edhe një vend të nëntë. Për pasojë, ai konsiderohet një kandidat i fortë, pasi e njeh mirë kampionatin anglez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit