Endrick vendos rekord, gëzohen Ancelotti dhe Real Madridi. Numërimi mbrapsht për Mbappe ka nisur

25 Mars 2024
9:51
Alfred Lleshi
back button

E ardhmja është në anën e tij, brenda katër muajve do të përmbushë ëndrrën për të veshur fanellën e Real Madridit. Vetëm 18-vjeçar, por është një talent i ndritshëm, i padiskutueshëm. Në Brazil e vunë re menjëherë, së shpejti do të jetë radha e Evropës ta shijojë.

Endrick Felipe Moreira de Sousa është “Mbape tjetër”, sulmuesi i së ardhmes, por tashmë i pranishëm: 18 gola në 66 ndeshje me Palmeiras. Goli i tij i parë me “Selecao” erdhi në miqësoren luksoze kundër Anglisë.

Një gol që tashmë është histori. Në tempullin e “Wembley”, Endrick u bë lojtari i katërt më i ri që shënon ndonjëherë me fanellën e pesë herë kampionëve të botës. Përpara tij janë vetëm legjendat: Goli i parë i Peles erdhi në moshën 16 vjeç, 8 muaj e 14 ditë; në vendin e dytë është Edú (16 vjeç, 10 muaj e 2 ditë), kampion bote në “Meksikë 1970” dhe partner i Peles, ndërsa Ronaldo (17 vjeç, 7 muaj e 12 ditë) mbyll podiumin.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz që luajnë futboll, persona që luajnë futboll dhe teksti

Vinicius, Rodrygo, Bellingham, Endrick dhe… Mbappé. Carlo Ancelotti është i lumtur dhe mezi pret të fillojë sezonin e ardhshëm, duke shpresuar që ta mbyllë në mënyrë optimale sezonin aktual. Real Madridi do të jetë ende skuadra që duhet mposhtur, me një grup lojtarësh shumë të rinj dhe sulm potencialisht shkatërrues. Nuk ka asnjë lajm në frontin e kampionit francez, edhe nëse numërimi mbrapsht ka nisur zyrtarisht:

“Mendoj se njerëzit do ta mësojnë të ardhmen time në kohën e duhur, para Kampionatit Evropian. Do të arrij në Kampionatin Evropian me qetësi”, – tha Mbappe në një intervistë të publikuar në orët e fundit. Njoftimi mund të vijë më shpejt nëse Real Madridi dhe PSG garantohen të mos takohen në Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit