Endrick zgjedh mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland

29 Mars 2024
15:04
Denis Hakanaj
back button

Endrick, ylli i ardhshëm i Real Madrid, ka thënë se ai preferon Kylian Mbappe para Erling Haaland.

17-vjeçari ka bërë tashmë katër paraqitje për Brazilin dhe konsiderohet si një nga talentet e rinj më të ndritur në futbollin botëror. Kur iu kërkua të zgjedhë mes Mbappe dhe Haaland, ai tha për ESPN:

“Mendoj… Preferoj Mbappe”.

Mbappe dhe Haaland konsiderohen ndër futbollistët më të mirë në botë dhe duket se do të luftojnë për çmimin e Topit të Artë për shumë vite në vijim.

Haaland arriti të fitonte Triplete-n në sezonin e tij të parë në Etihad, me Cityn që fitoi Premier League, Champions League dhe FA Cup sezonin e kaluar.

Norvegjezi luajti një rol vendimtar në suksesin e tyre, duke shënuar 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Ai ka vazhduar formën e jashtëzakonshme këtë sezon, duke realizuar 29 herë në 34 paraqitje.

Ndërkohë, Mbappe ka qenë i lidhur me një lëvizje te Real Madrid këtë verë. Në moshën 25-vjeçare, sulmuesi tashmë ka fituar Kupën e Botës me Francën dhe është një lojtar kyç për PSG-në.

Mbappe ka shënuar 250 gola dhe ka dhënë 106 asiste 106 nga 297 paraqitje në të gjitha kompeticionet për parisienët. Ai ka fituar pesë herë titullin e Ligue 1, por ende nuk e ka ngritur trofeun e Champions League me PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit