Enrique mes kritikave pas humbjes në Champions: Jam besnik i ideve të mia, do të dështoj bashkë me to

8 Nëntor 2024
7:50
Telesport
back button

Vazhdon momenti i komplikuar për PSG në Champions League. Vetëm 4 pikë pas katër ndeshjeve të para këtë sezon janë një sinjal se diçka nuk shkon te PSG. Edhe pardje, skuadra pariziene u mund 1-2 në fushën e saj nga Atletico Madrid.

Pas ndeshjes në “Parc de Princes”, mediat franceze nisën të kritikojnë trajnerin Luis Enrique. Ai u fajësua në mënyrë të veçantë për dështimin për të përdorur një qendërsulmues të vërtetë si Randal Kolo-Muani në një ekip që po mundohet shumë për të krijuar mundësi shënimi.

Problemi nuk është Champions League. Problemi nuk është sulmuesi. Unë jam besnik i ideve të mia dhe do të vijoj të punoj me skuadrën ashtu siç kam bërë deri më tani”, u shpreh sot për mediat trajneri Luis Enrique.

Ai ka reaguar ndaj kritikave duke komentuar: “Ditën që të dështoj plotësisht në botën e futbollit, do ta bëj këtë duke ndjekur idetë e mia jo ato të një gazetari, të një trajneri tjetër apo të ndonjë personi, cilido qoftë ai”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit