Enrique, pas eliminimit ndaj BVB: E pabesueshme, futbolli ndonjëherë është kaq i padrejtë

8 Maj 2024
8:23
Alfred Lleshi
back button

Trajneri i PSG, Luis Enrique, tha se “futbolli ndonjëherë është kaq i padrejtë”, pasi skuadra e tij u largua nga Liga e Kampionëve, e mundur në dy gjysmëfinalet ndaj Borussia Dortmundit.

Një goditje me kokë e Mats Hummels në “Parc des Princes”, të martën mbrëma, vulosi fitoren e paharrueshme të Dortmundit, i cili i mundi kampionët e Ligue 1 me rezultatin total 2-0, për të arritur në finalen e parë të Ligës së Kampionëve që nga viti 2013.

PSG pati shumë përpjekje për të shënuar në ndeshjen e dytë, por nuk ishte në gjendje të shënonte para një turme vendase, pavarësisht se kishte shumë më tepër posedim të topit. Enrique tha se ishte e pabesueshme që të tijtë nuk fituan me shanset që patën, pasi goditën shtyllën 6 herë në të dyja gjysmëfinalet.

“Meqë rezultati është ky, sigurisht që tregon se ishte një ndeshje e vështirë, – tha trajneri spanjoll. – E prisja një ndeshje e ngushtë, por të jem i sinqertë, mendova se e meritonim të fitonim.

Ne bëmë 31 goditje, nga të cilat 4 prej tyre goditën shtyllën e portës kundërshtare. Të paktën në dy ndeshjet gjysmëfinale e goditëm shtyllën 6 herë, por nuk shënuam asnjë gol. Kjo është e pabesueshme. Futbolli ndonjëherë është kaq i padrejtë”.

Luis Enrique shtoi se shpreson që Dortmundi të vazhdojë ta fitojë Ligën e Kampionëve në “Wembley” kundër Bayern Munich ose Real Madridit më 1 qershor: “Urime për ta, janë një ekip i madh. Luajtën shkëlqyeshëm ndaj nesh, shpresoj se mund ta bëjnë këtë edhe në finale, madje ta fitojnë atë”.

Për të ardhmen e PSG-së, trajneri asturian shtoi: “Ne po përpiqemi të krijojmë diçka pozitive. Tani është një moment i trishtuar, por në të njëjtën kohë sporti funksionon edhe në këtë mënyrë. Ne duhet të krijojmë diçka të veçantë sezonin e ardhshëm dhe të përpiqemi ta fitojmë këtë kompeticion”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit