Trajneri i PSG, Luis Enrique, foli pas fitores 2-0 në fushën e Lens, sukses që i siguroi skuadrës së tij titullin e radhës në Ligue 1.
“Lens bëri punën e vet. Ishte një ndeshje shumë e vështirë për ne. Ndjehesha si në një ndeshje të Ligës së Kampionëve”, tha trajneri spanjoll.
Më tej, Enrique tha: “Ne e shijuam shumë atmosferën dhe, sipas mendimit tim, Lens meritonte diçka më shumë sepse krijuan kaq shumë raste, por Safonov ishte i pabesueshëm”.
“Pamë një performancë të nivelit të lartë. Tani ka edhe një ndeshje për të përfunduar sezonin dhe për të vlerësuar se sa minuta ka secili lojtar në dispozicion“, tha Enrique.







