Luis Enrique nuk është i dekurajuar apo shqetësuar nga kritikat që kanë ardhur së fundi në adresë së tij. PSG e tij nuk është më në krye të Ligue 1 pas barazimit kundër Nice, por trajneri spanjoll pranon verdiktin e fushës.
“Ne jemi ende në fillim të sezonit dhe ka qenë një fillim premtues. Më pëlqen ajo që shoh. Madje mendoj se kemi bërë një fillim të kampionatit shumë më të mirë se ai i sezonit të kaluar”, u shpreh për “L’Equipe” trajneri Luis Enrique.
“Rezultatet e fundit kanë rdhur pasi kemi bërë mjaft gabime në pasime, gjë që nuk është e zakontë për ne. Kemi humbur shumë pasime të lehta, situata që normalisht i menaxhojmë mirë”, u shpreh trajneri spanjoll.
“Unë jam krenar nga skuadra, pasi arrin të reagojë mirë pavarësisht nga gabimet që bën. Jam krenar për frymën që tregojmë në fushë”, tha Enrique.
“Notat? Ato jepen në fund të sezonit. Kur të përfundojë sezoni do të shohim. E rëndësishme është të fitojmë kampionatin dhe të jemi në garë për të gjithë titujt”, tha Luis Enrique.