Episod i rrallë në Bundesliga: arbitri qesh me veten për dy gabime amatore! Lojtari pozon foton me dy kartonët

20 Mars 2023
22:04
Telesport
back button

Dje Amine Adli ka përjetuar një pasdite çmendurie të zakonshme ne Bundesliga. Mbrojtësi i Bayer Leverkusen ishte protagonisti kryesor në fitoren kundër Bayern Munich, duke fituar të dyja penalltitë që Palacios i shndërroi në gol në pjesën e dytë. Por, e gjitha kjo erdhi fale VAR sepse per arbitrin kryesor ishin bere dy gabime te pafalshme…

Edhe pse arbitri Tobias Stieler e ndëshkoi atë në të dyja rastet për simulim. Fatmirësisht VAR-i ndërhyri ne kohe dhe korigjoi gjithcka: “Ishin dy situata të vështira dhe sot jam i lumtur që VAR-i ndërhyri”, tha futbollisti francez.

Më 30 tetor 2018, Adli nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale me Toulouse. Ai bëri debutimin e tij profesional me klubin në një humbje 4–1 në Coupe de la Ligue nga Lyon më 18 dhjetor 2019.

Më 26 gusht 2021, Adli u transferua te klubi gjerman Bayer Leverkusen duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare. Ai shënoi golin e tij të parë për klubin më 30 shtator 2021 në një ndeshje të fazës së grupeve të UEFA Europa League kundër Celtic;

Një gol i minutës së 90-të për të përmbyllur një fitore 4–0 jashtë fushe. Më 20 nëntor 2021, ai shënoi golin e tij të parë në Bundesligë, duke shënuar golin e vetëm pas 3 minutash në një fitore 1–0 ndaj VfL Bochum.

Leverkusen pagoi per francezin 7.5 mln euro dhe po mer sherbimet e tij ne menyre te persesosur. Me ardhjen e trajnerit Alonso ne stol ai eshte rritur edhe me shume dhe eshte bere vendimtar…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit