“Erdha si portieri më i mirë në botë, ndaj kritikat kur luan te Manchester United janë normale”

7 Gusht 2024
8:20
Telesport
back button

Për André Onana mund të thuhet gjithçka, përveçse i mungon personaliteti. Gjatë intervistës së dhënë për “The Athletic”, portieri i Manchester United ka pranuar me qetësi të gjitha kritikat gjatë sezonit të parë me “djajtë e kuq”.

Të jesh lojtar i Manchester United, kur nuk fiton, është e drejtë të marrësh kritika sepse në fund të ditës, është pjesë e punës. Për këtë jemi këtu. Kam ardhur këtu si portieri më i mirë në botë. Është normale që ata e kanë pasur të vështirë me mua sepse presin shumë nga unë. Por, në të njëjtën kohë, kam marrë edhe shumë dashuri”, tha Onana.

Gjithsesi, kamerunasi nuk dorëzohet: “Thjesht duhet të gjesh një ekuilibër dhe ndonjëherë kritikat janë pozitive sepse duhet të shikosh mbrapa në atë që bëre që nuk ishte e mirë. Për sa më takon, e marr pozitivisht kritikën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit