Erdhi me shumë bujë një vit më parë, Bayern gati të rikthejë në Premier League mesfushorin

24 Korrik 2025
9:18
Telesport
back button

Mesfushori portugez Joao Palhinha, i ardhur me shumë bujë një vit më parë te Bayern Munich nga Fulham, mund të lërë kampionët e Gjermanisë këtë verë. Për 30-vjeçarin, aventura në Mynih ka qenë shumë e vështirë, kushtëzuar nga dëmtimi.

Për lojtarin është interesuar skuadra e Tottenham, e gatshme ta rikthejë në Premier League. Aktualisht nuk ka negociata zyrtare midis palëve, pavarësisht interesit të vazhdueshëm të Bayern për ta lënë lojtarin, i cili vjet kushtoi 50 milionë euro.

Për momentin, Tottenham është i interesuar vetëm për një marrëveshje huazimi, duke përfshirë potencialisht një opsion blerjeje nëse Palhinha rezulton i suksesshëm në rikthimin e tij në Angli. Me Fulham, në dy sezone, ai realizoiu 7 gola në 68 ndeshje.

Me bavarezët sezonin e kaluar, Palhinha zhgënjeu, duke bërë vetëm 25 paraqitje pa një gol ose një assist. Për portugezin është interesuar edhe Inter. Sipas mediave gjermane, klubi mund të jetë i hapur për një transferim për një shumë midis 25 dhe 30 milionë euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit