Erdhi si premtim i madh nga La Liga, Napoli tani do ta heqi qafe me 15 mln euro!

14 Janar 2021
14:26
Telesport
back button

Pavarësisht mohimit të drejtorit sportiv Giuntoli para ndeshjes së Napolit kundër Empolit në Coppa Italia, Lobotka mbetet ndër lojtarët që mund të largohen nga klubi axurr në javët e ardhshme, por jo me formulën e thjeshtë të huazimit.

Torino, skuadra më e interesuar për futbollistin pasi Meite tashmë do të transferohet te Milani, kërkon huazimin e tij dhe me të drejtën e blerjes.

Vetëm në rast se granatat do të vendosnin një blerje përfundimtare në pjatë (madje edhe me formulën e huazimit me detyrim), duke paguar jo më pak se 15 milion në arkat e De Laurentiis, atëherë marrëveshja mund të merrte hov.

Përndryshe Vagnati do të duhet të shkojë në objektiva të tjera, raporton Tuttosport.

Napoli pagoi 21 mln euro te Celta Vigo për mesfushorin sllovak, por ato para duken tashmë të humbura pasi djaloshi nuk ka treguar asgjë sa herë është aktivuzuar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit