Erdhi si trajner i përkohshëm, klubi gati t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare legjendës verdhekuq

12 Mars 2024
11:55
Telesport
back button

Për Romën do të kisha nënshkruar edhe symbyllur dhe do të luftoj deri në vdekje për të qëndruar“. Kjo deklaratë domethënëse nga konferenca e prezantimit të Daniele De Rossi, më 19 janar si trajneri i ri i Romës duket se sot mund të kthehet në realitet. Rezultatet e mira në kampionat dhe në Europa League poi  hapin “dritën jeshile” për një rinovim të saj.

Klubi nuk po nxiton për të marrë një vendim përfundimtar, por duket se drejtuesit po planifikojnë sezonin e ardhshëm me “DDR” në stol. Ai dëshiron të vazhdojë me punën e tij të përditshme për të imponuar bindjet e tij dhe për të ndjekur vendin e katërt që do ta kualifikonte në Champions League.

Një projekt është gati në Trigoria, qendrën stërvitore të Romës, për të transformuar De Rossi në trajnerin e ardhshëm. Një draft-rinovim i një kontrate dyvjeçare është në tavolinë për të zgjatur një marrëdhënie që, sot për sot, do të përfundonte në qershor.

Finalja e këtij sezoni, midis kampionatit dhe Europa League, ka premisa interesante por Roma gjithashtu dëshiron të përshkruajë projektin e ardhshëm sportive. De Rosi, që ka një kontratë deri në fund të sezonit, mund të bëhet profet në vendlindjen e tij dhe të marrë plotësisht rolin e trajnerit për të ndërtuar Romën e së ardhmes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit