Eriksson bën tifo për Anglinë: Uroj ta fitojë këtë trofe edhe për ne që nuk ia dolëm dot mbanë

13 Korrik 2024
16:20
Telesport
back button

Ish-trajneri i Anglisë, Sven Goran Eriksson, i shkroi trajnerit aktual Gareth Southgate një mesazh, që është botuar sot, 24 orë nga finalja e Euro 2024 ndaj Spanjës, përmes të përditshmes britanike “Telegraph”.

Puna e trajnerit të Anglisë sjell me vete shumë presion. Ju e dini se sa shumë shpresë keni për t’i dhënë fund gjithë këtyre viteve të dhimbjes. Unë e ndjeva vetë atë. Sir Bobby Robson e ndjeu atë”, tha Eriksson.

Secili nga 13 trajnerët, që nga koha e Sir Alf, e kanë ndjëerë atë presion. Asnjë prej nesh nuk e ka arritur atë trofe, por askush nga ne nuk është afruar më shumë se Gareth Southgate në këto vite”, tha më tej trajneri suedez, që vuan nga një sëmundje e rëndë.

Gareth mësoi nga gabimet që bëmë ne, veçanërisht në menaxhimin e anës psikologjike që shpesh sillnin penalltitë dhe shkoi më tej se çdokush prej nesh. Vazhdo, Gareth. Bëj atë që nuk kemi mundur ta bëjmë kurrë”, tha Eriksson.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit