Ndarja (ende jo ligjore) mes Alice Campello dhe Alvaro Morata po diskutohet në mediat rozë, por edhe rrjetet sociale. U konsiderua si “rrufe në qiell të hapur”, sepse kurrë nuk ishte folur për probleme mes tyre, dy prindër të katër djemve.
Gjatë pyetje-përgjigjeve me ndjekësit e saj në Instagram, Erjona Sulejmani, modelja dhe influencuesja shqiptare, e vendosur prej vitesh në Itali, e cila ishte martuar dhe ka një djalë me Blerim Dzemaili, foli për ndarjen mes të dyve, si vijon:
“Më vjen keq për fëmijët! Por tani përvoja më mëson se nuk ka futbollistë besnikë, për fat të keq. Ne femrat gjithmonë mendojmë dhe besojmë se mund t’i ndryshojmë këta lloj burrash. E vërteta është se nuk duhet t’i besojmë kurrë një futbollisti, sepse ai do të përfundojë gjithmonë duke tradhtuar”.