Erling Haaland nuk përmbahet, shpë*thyes edhe në det. Ja fotot e pushimeve me të dashurën futbolliste

7 Korrik 2023
9:00
Alfred Lleshi
back button

Erling Haaland ka treguar atletizmin e tij të jashtëzakonshëm edhe gjatë pushimeve verore, që po kalon me të dashurën futbolliste, Isabel Johansen, në jug të Francës. Çifti shijoi një udhëtim me varkë dhe u fotografuan në mënyrë të këndshme duke u hedhur në ujë.

Haaland i shpenguar u fotografua duke qëndruar në varkë me Johansen, të dashurën 19-vjeçare, të cilën e takoi ndërsa luante për Bryne në Norvegjinë e tij të lindjes. Në një moment, Johansen fokusohet teksa ia lidh flokët gërshet sulmuesit të Manchester City.

Imazhet e tjera tregojnë Haaland duke zbritur rrëshqitshëm në det dhe bërë serf. Të dy duket të relaskuar, duke shijuar pushimet nga karriera e tyre përkatëse e futbollit.

Haaland i ka merituar këto pushime të gjata vere, pasi ka thyer disa rekorde të Premier League, sezonin e kaluar. 36 golat e tij në vetëm 35 ndeshje ishin një rekord për ligën angleze, duke mbyllur një sezon të mirë të parë pas transferimit aty nga Borussia Dortmund.

Në total, 22-vjeçari shënoi 52 gola në sezonin 2022-2023. Ai ndihmoi skuadrën e Pep Guardiolës të fitonte tripletën historike: Premier League, “FA Cup” dhe Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit