Ermal Meta, shqiptari me famë në Itali: Më mirë të fitojë titullin Napoli se unë Sanremo…

5 Mars 2021
15:06
Alfred Lleshi
back button

“Unë jam një tifoz i Napolit”, – zbuloi këngëtari shqiptar, me famë në Itali, Ermal Meta. Duke folur në mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli”, ai nënvizoi: “Më zemëron shumë kur e shoh ekipin kaq poshtë në renditje. De Laurentiis do t’i rekomandoja mbajtjen e trajnerit Gattuso, por edhe forcimin e ekipit pak, veçanërisht në mesfushë. Të shihja Ibrahimovic te Napoli do të ishte e lezetshme. Por, ne kemi nevojë për një mesfushë më të fortë. Napoli është në zemrën time.

Lavezzi dhe Cavani më kanë emocionuar shumë. Të luash në një stadium pa tifozë është më e vështirë se të këndosh pa audiencë. Më pëlqen Bari dhe Napoli, e përshëndes De Laurentiis, i cili është padyshim presidenti im. Megjithatë, do t’i thoja: Ju mund të jepni më shumë. Midis fitores në Festival dhe titullit te Napoli do të zgjidhja këtë të dytën, pa diskutim. Do të ishte diçka e mrekullueshme”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit