Erzeni bën ligjin, finalistët e vjetshëm në krizë

28 Tetor 2019
8:31
Telesport
back button

Erzeni vijon të dominojë renditjen e Kampionatit Kombëtar të Volejboll për meshkuj edhe pas ndeshjeve të javës së pestë. Skuadra shijakase fitoi 3-2 ndaj Tiranës në “Fahrie Hoti”, fitore e vështirë për Erzenin, që dy herë ishtë në disavantazh, por në fund arriti të dalë fitues. Humbja zbret bardheblutë në vendin e tretë.

Në vendin e dytë ngjitet Skënderbeu, që në kryeqytet fitoi 3-1 ndaj Farka Volley, ndeshje e dominuar nga volejbollistët korçarë. Rikthehet te fitorja Vllaznia finaliste, që mundi 3-1 Elbasanin jashtë fushe, duke u ngjitur në kuotën e 6 pikëve. gjithsesi, shkodranët e Partizani kampion, që këtë javë ishte pushim, janë larg kreut të renditjes.

Volejboll – Meshkuj, java e 5-te

Farka Volley – Skenderbeu, 1-3 (18-25, 25-20, 19-25, 17-25)

Elbasani – Vllaznia, 1-3 (25-18, 20-25, 20-25, 21-25)

Studenti – Teuta, 3-0 (25-15, 25-17, 25-18)

Tirana – Erzeni, 2-3 (25-22, 23-25, 25-19, 16-25, 15-17)

Partizani (pushim)

Renditja: Erzeni 14 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Tirana 9 pikë, Studenti 9 pikë, Partizani 7 pikë, Vllaznia 6 pikë, Farka Volley 4 pikë, Elbasani 0 pikë, Teuta 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit