Erzeni “leksion” edhe Farkës, fitojnë Partizani e Vllaznia

2 Nëntor 2019
22:50
Telesport
back button

Erzeni në volejboll për meshkuj vazhdon të jetë i pamposhtur në kampionat, pas fitores 3-1 që shijakasit arritën ndaj Farka Volley, në ndeshjen e vlefshme për javën e 6-të. Një ndeshje me rivalitet në të katërta setet, por Erzeni u tregua më i saktë në momentet vendimtare dhe e meritoi fitoren.

Partizani triumfoi me lehtësi 3-0 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas luajtur në “Asllan Rusi”, sfidë ku pritej më shumë rivalitet. Fitoren e parë sezonale korri sot Elbasani, që mundi 3-0 Teutën në Durrës, ndërsa Vllaznia mposhti 3-1 Tiranën në Shkodër.

Volejboll Meshkuj, java e 6-të (1-2 nëntor)

Erzeni – Farka Volley, 3-1 (25-22, 25-23, 24-26, 25-21)

Teuta – Elbasani, 0-3 (17-25, 23-25, 23-25)

Vllaznia – Tirana, 3-1 (25-18, 23-25, 25-22, 25-18)

Partizani – Studenti, 3-0 (25-18, 25-9, 25-13)

Skënderbeu (pushim)

Renditja: Erzeni 17 pikë, Skënderbeu 11 pikë, Tirana 9 pikë, Studenti 9 pikë, Vllaznia 9 pikë, Partizani 7 pikë, Farka Volley 4 pikë, Elbasani 3 pikë, Teuta 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit