Erzeni mposht Tiranën dhe siguron finalet play off, sfidë me Partizanin për titullin

7 Prill 2021
20:59
Telesport
back button

Erzeni është ekipi i dytë finalist i play off-it në volejboll për meshkuj. Shijakasit mposhtën sot në mbremje 3-2 Tiranën në ndeshjen e tretë gjysmëfinale, duke siguruar kështu të drejtën e kualifikimit në finalet play off. Erzeni do të përballet me Partizanin për titullin kampion.

Ndeshja nis mirë për shijakasit, që fitojnë setin  e parë 25 21, por shpejt loja ndryshon rrjedhë. Tirana luan më mirë dhe barazon shifrat, duke fituar në pikët shtesë 27-25 setin e dytë. Më pas, miqtë nga kryeqyteti marrin komandën dhe fitojnë 25-13 setin e tretë.

Gjithsesi, ndeshja pëson një tjetër ndryshim rrjedhe, me shijakasit që dominojnë e fitojnë 25-20 setin e katërt, duke çuar gjithçka në setin e pestë.  Në setin final, Erzeni ka një epërsi të lehtë dhe fiton 15-13 dhe krejt takimin 3-2, duke shkuar në finalet play off.

Play off – Gjysmëfinale Meshkuj

3 prill, Erzeni – Tirana, 3-0

3 prill, Partizani – Vllaznia, 3-0

5 prill, Tirana – Erzeni, 3-1

5 prill, Vllaznia – Partizani, 0-3

7 prill, Erzeni – Tirana, 3-2

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit