“Është fantastik”, Donnarumma: Bëri diçka të jashtëzakonshme

15 Shkurt 2024
15:08
Denis Hakanaj
back button

Luis Enrique e preferoi ndaj Randal Kolo Muani, Gonçalo Ramos dhe Marco Asensio në treshen sulmuese të Paris Saint-Germain-it.

Bradley Barcola është përgjigjur duke treguar një paraqitje fantastike në ndeshjen e kundër Real Sociedad, e vlefshme për ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League dhe e fituar 2-0 nga parisienët.

Pas goditjes nga këndi që pak çaste më vonë solli golin e avantazhit të Kylian Mbappe, sulmues i ri francez shënoi golin e dytë.

Gianluigi Donnarumma deklaroi në fund të ndeshjes:

“Bradley është fantastik. Kemi shumë lojtarë shumë të shpejtë. Ai shënoi një gol të jashtëzakonshëm dhe jam shumë i lumtur për të sepse është një djalë dhe lojtar fantastik”, fjalët e portierit italian.

Donnarumma praktikisht nuk pati shumë punë gjatë gjithë ndeshjes kundër skuadrës baske, por pranoi se ekipi i tij pati vështirësi në pjesën e parë për shkak të intensitetit të kundërshtarëve:

“Në pjesën e parë ne ishim në pak vështirësi, por kjo është normale: Real Sociedad është një ekip i mirë dhe bën mirë presing. Por në pjesën e dytë bëmë një ndeshje fantastike.

“Nuk ka mbaruar: ne e dimë se do të jetë e vështirë në San Sebastian. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur në çerekfinale”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit