Paul Scholes nuk ngurron të kritikojë lojtarët e Manchester United, kur e sheh të nevojshme.
Duke iu referuar barazimit 1-1 me Chelsea, legjenda e “Djajve të kuq” komentoi sidomos për një nga lojtarët e skuadrës së kuqe për paraqitjen e tij të dobët në fushë.
Bëhet fjalë për sulmuesin anësor, Marcus Rashfordin, i cili po vuan shumë para porte (sidomos në një rast flagrant para porte dje në pjesën e parë).
“Unë pres që Marcus të performojë më mirë. Mendoj se e ekzagjeron duke tentuar të shënojë gola të bukur, kur në fakt ai rast ishte 7 metra larg portës”.
Man United ka vetëm 9 gola në 10 ndeshje kampionati. Sipas Scholes, ky problem duhet rregulluar me trajnerin e ri.