John Stones, një nga lojtarët kryesorë sezonet e fundit te Manchester City, thotë se ai nuk po mendon shumë për thashethemet që qarkullojnë në lidhje me problemet e klubit. Ai kërkon vetëm që të rifitojë vendin si titullar te “citizens”.
City aktualisht është në mosmarrëveshje me drejtuesit e Premier League, pasi fitoi në një sfidë ligjore kundër rregullave financiare. Drejtori Txiki Begiristain raportohet se do të largohet nga klubi për t’i lënë gjërat të pazgjidhura në stadiumin Etihad.
“E vërteta është se ajo që ndodh jashtë fushës nuk më shqetëson shumë. Është jashtë dorës sime dhe kam shumë besim te klubi dhe se njerëzit rreth meje janë të mirë”, u shpreh mbrojtësi anglez.
Në lidhje me aktivizimin e pakët këtë sezon, Stones shtoi: “Është gjithmonë zhgënjyese kur dëshiron të luash. Unë mendoj se ky është futbolli. Erdha më vonë se të tjerët në stërvitje psa europianit dhe kjo ndikoi”
“Kam qenë në këtë pozicion edhe më parë, por e di se sa e rëndësishme është të mos zhgënjehesh dhe të jesh aty për ekipin. Kjo është ajo që kam bërë dhe ka pasur një efekt pozitiv kur e kam nisur ndeshjen nga stoli . Është një sezon i gjatë dhe ka shumë ndeshje të rëndësishme përpara”, tha Stones.