“Është i frikshëm”, Mbappe: Jemi në gjysmëfinale falë tij

7 Korrik 2024
9:29
Denis Hakanaj
back button

Asi i Francës, Kylian Mbappe i thuri elozhe portierit Mike Maignan.

Franca do të luajë në gjysmëfinalen e Euro 2024 kundër Spanjës falë paraqitjes vendimtare të portierit të Milanit, Mike Maignan, kundër Portugalisë.

Ylli i ri i Real Madridit, Mbappe, tha: “Është i frikshëm.

“Nuk e kam shpjegimin e saktë, por kur Joao Felix goditi shtyllën ndodhi sepse ai mendon se ka një portier përpara tij që do t’ia presë gjuajtjen.

“Ne luajtëm mirë, por një pjesë e madhe e meritës për kualifikimin i takon Mike-ut”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit