Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard beson se ata mund të shkojnë sa më larg që të jetë e mundur me lojtarë si Bukayo Saka.
Sulmuesi i krahut të djathtë ishte në maksimumin e tij në ndeshjen hapëse të sezonit të Premier League.
Saka dha një asist dhe më pas shënoi një gol në fitoren 2-0 kundër Wolves.
Odegaard tha: “Unë mendoj se nuk ka limite për këtë djalë.
“Është i pabesueshëm, cilësia që ka dhe sa profesionist është, sa shumë e do lojën. Qielli është kufiri për të.
“Jam i lumtur që e kam në ekipin tim dhe duhet ta ndihmojmë që të përmirësohet gjatë gjithë kohës dhe ta shtyjmë atë. Jam vërtet i lumtur për të.
“Unë mendoj se ai do të bëhet gjithnjë e më i mirë. E shikoj çdo ditë në stërvitje, ai po punon shumë dhe po punon për të gjitha detajet e vogla për t’u përmirësuar.
“Jam i sigurt se ai thjesht do të përmirësohet vazhdimisht. Pres me padurim të shoh se deri ku do të arrijë”.