“Është i pabesueshëm”, Tchouameni: Jemi me fat që e kemi në ekip

6 Korrik 2024
13:51
Denis Hakanaj
back button

Aurelien Tchouameni, mesfushori i Francës, foli për mediat pas fitores me penallti kundër Portugalisë në çerekfinalen e Euro 2024:

“Nuk na intereson nëse ky kualifikim është i merituar apo jo. Ne duam të shijojmë këtë fitore. Jo gjithçka është perfekte si në sulm ashtu edhe në mbrojtje, kjo është e vërtetë.

“Ne kritikohemi, ndonjëherë me të drejtë. Por le të mos bëhemi tekanjozë, jemi në gjysmëfinale kundër Spanjës. Të gjithë mund të flasin, edhe ju gazetarët, bëni punën tuaj”.

Tchouameni më pas i thuri elozhe Mike Maignan, autor i një paraqitje të shkëlqyer:

“Mike Maignan është një portier i jashtëzakonshëm. Ai është një nga më të mirët në botë, Milani është shumë me fat që e ka. Ne jemi shumë të mirë në mbrojtje, por kur kundërshtarët arrijnë të kalojnë ne jemi me fat që kemi një portier që bën diferencën”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit