Legjenda e Brazilit, Romario, ka pasur disa fjalë të ashpra për ekipin aktual të kombëtares. Ai pretendoi se Selecao nuk do ta ngrejë Kupën e Botës 2026 nëse nuk luan për Neymar.
Brazilianët janë kombi më i suksesshëm në Kupat e Botës me pesë tituj, por fitorja e tyre e fundit ka qenë në vitin 2002. Edhe me Neymar në skuadër në tre turnetë e fundit të Kupës së Botës, Brazili ka dështuar në ambiciet e tyre për titull.
Që kur hyri në ekipin kombëtar, ish-ylli i Barcelona-s është vlerësuar prej kohësh si njeriu që mund t’i udhëheqë ata drejt kurorës së tyre të shumëpritur të gjashtë të Kupës së Botës.
Me 79 gola, ai është tashmë golashënuesi më i mirë në historinë e Brazilit, por ende nuk ka qenë në gjendje ta udhëheqë skuadrën e tij drejt një lavdie të madhe.
Një ecuri e tmerrshme dëmtimesh dhe disa sjellje jo të mira në fushë e kanë frenuar atë që të mos konsiderohet me të vërtetë si një legjendë me ekipin kombëtar.
Megjithatë, bashkatdhetari i tij Romario, gjithashtu një fitues i Kupës së Botës 1994 me Brazilin, mendon se Neymar është ende krijuesi i diferencës për ekipin dhe lojtarët duhet të luajnë nëse duan të ketë një shans për të fituar në 2026.
Duke folur për shtypin, 58-vjeçari tha:
“Nëse ata nuk luajnë për Neymar, Brazili nuk do të jetë kampion i Kupës së Botës. Është kaq e thjeshtë. Për sa kohë që ata nuk e kuptojnë se ai bën diferencën, ata do të vazhdojnë të dështojnë”.
Pavarësisht cilësive të tij si futbollist, Neymar ka shënuar vetëm tetë gola në tre Kupat e Botës, nga të cilët vetëm tre kanë ardhur në fazën me eliminim direkt.
Nëse ai do ta udhëhiqte Brazilin drejt lavdisë në Kupës së Botës, është e domosdoshme që të arrijë formën më të mirë në këtë kompeticion.