Enzo Maresca ishte i kënaqur me paraqitjen e Christopher Nkunku në fitoren 3-0 të Chelsea në miqësoren kundër Club America.
Nkunku pësoi një dëmtim sezonin e kaluar që e la atë jashtë fushës nga shkurti në maj, duke humbur gjithsej 12 ndeshje ku ai mund të kishte provuar talentin e tij pas nënshkrimit për klubin.
Pas fitores së Chelseat, Maresca u pyet për sulmuesin që shënoi një gol fantastik kundër Amerikës dhe nëse ai po kompensonte kohën e humbur.
“E njoh Christon nga vite më parë. E kam dashur para se të bashkohem me këtë klub. Në mënyrën se si duam të luajmë, ai është lojtari ideal. Ai mund të luajë në krah, si numër nëntë dhe si fantazist. Në këtë moment po ia del shumë mirë”.
“Arsyeja pse ai luan çdo ndeshje është sepse ne e dimë se ai po kthehet nga dëmtimi dhe ka nevojë për minuta. Ai po bën shumë mirë dhe gjithashtu ndeshje pas ndeshje po përmirësohet”.