“Është lojtari më i fortë i Turqisë”, Sneijder injoron Guler: Më ka befasuar

7 Korrik 2024
15:43
Denis Hakanaj
back button

175 ndeshje të luajtura nga viti 2013 deri në vitin 2017, me një marrëdhënie që u bë e fortë me tifozët: Wesley Sneijder nuk mund të harrojë atë që përjetoi në Turqi, te Galatasaray, ku u bë një mbret i verdhekuqve.

Dhe duke folur për TivibuSport, ish-kampioni i Interit deklaroi: “Kam një simpati të madhe për popullin turk. Kam jetuar atje për shumë vite. Kam kaluar shumë mirë. Njerëz të mirë, i uroj suksese Turqisë.

“Tifozët e Galatasaray, ju jeni gjithmonë në zemrën time. Ju jeni shumë të veçantë për mua. Ju jeni familja ime. Zemra ime është verdhekuqe, më pëlqen gjithmonë të jem me ju. Një ditë do të kthehem, ndoshta si trajner, por një ditë unë do te kthehen.

“Galatasaray në Champions? Pritshmëria ime është që të shkojë përtej grupeve. Të kemi sukses në Champions është e rëndësishme, ne duhet të vazhdojmë të ndërtojmë. Unë them se zemra ime është gjithmonë me Galatasaray”.

Kush është lojtari i preferuar i Sneijder nga kjo Turqi? Jo Calhanoglu apo Guler, por një talent që Juve po e shijon:

“Jam vërtet i befasuar nga Kenan Yildiz. Por sekreti i Turqisë është grupi. Nëse më kërkoni të zgjedh vetëm një yll, megjithatë, tani për mua është Yildiz. Ai bëri mirë në këtë europian”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit