“Është lojtari më i nënvlerësuar në histori”, Henry: Sa veta mund ta bëjnë atë që bën ai

20 Mars 2024
14:57
Denis Hakanaj
back button

Legjenda e Francës dhe Arsenalit, Thierry Henry, i ka thurur elozhe yllit të Francës dhe Atletico Madridit, Antoine Griezmann, duke pretenduar se ai nuk lavdërohet shpesh për paraqitjet e tij të shkëlqyera.

Përpara miqësoreve të ardhshme të Francës kundër Gjermanisë dhe Kilit, Henry folir për Le Parisien. Ish-ylli i Arsenalit deklaroi se Griezmann duhet të marrë vlerësime për aftësitë e tij.

“Ne nuk duhet të harrojmë Griezmann, i cili na kujton se puna e vështirë është një talent. Griezmann është, deri tani, lojtari më i nënvlerësuar në ekzistencë. Ne shpesh flasim për Kylian Mbappe, duke lënë në hije të tjerët.

“Por Griezmann… shikoni pasimet dhe golat e tij. Më tregoni se kush në histori mund të luajë në të katër pozicionet sulmuese si ai? Nuk janë shumë… Grizou është një prej tyre”.

Griezmann, i cili doli nga radhët e të rinjve të Real Sociedad, ka fituar reputacionin e tij të shkëlqyer falë paraqitjeve për Francën dhe Atletico Madridin. 32-vjeçari ka ndihmuar të parën të ngrinte trofeun e Kupës së Botës 2018 dhe klubin e tij të fitojë tre trofe deri më tani.

Me 127 ndeshje me Francën, ish-sulmuesi i Barcelonës ka regjistruar 44 gola dhe 38 asiste për ekipin e tij kombëtar deri më tani. Nga ana tjetër, ai ka shënuar 176 gola dhe ka dhënë 83 asiste në 379 paraqitje në të gjitha kompeticionet për Atletico Madrid në tetë vjet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit