“Është lojtari që i mungon Liverpool-it”, Gerrard: Do të shkoj ta marr personalisht

27 Janar 2023
18:05
Denis Hakanaj
back button

Jude Bellginham ka shkëlqyer në Kupën e Botës të luajtur në Katar  me Anglinë dhe po shkëlqen në Bundesliga me fanellën e Borussia Dortmund-it, duke u bërë lideri i ekipit pas largimit të Erling Haaland.

19-vjeçari, i cili ka një vlerësim prej 110 milionë eurosh në merkato, pritet të jetë një nga protagonistët e merkatos së verës së ardhshme, me Real Madrid që duket kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e tij.

Megjithatë, skuadra që mund të prishë planet e Los Blancos mund të jetë Liverpool, duke parë se edhe ekipi i Jurgen Klopp duket se është vënë në gjurmët e të riut të talentuar.

Dhe Të Kuqtë mund të shfrytëzojnë ndihmën e një legjende për t’ia arritur qëllimit. Në fakt, Steven Gerrard është i dashuruar me lojën e Bellingham dhe ka deklaruar:

“Bellingham duhet të jetë një objektiv për Liverpool-in, kjo është e natyrshme. Unë jam një tifoz i madh i tiji dhe Liverpool-it i mungon një numër tetë si ai, që lëviz lojën, futet në zonë dhe shënon. Bellingham i plotëson të gjitha kriteret, do të ishte një përforcim i madh”.

Më pas ka bërë shaka: “Gjithçka që Bellingham duhet të bëjë është të më shpjegojë se cilat janë projektet e tij. Unë do të fluturoj menjëherë në Dortmund, do ta marr për darkë dhe më pas do ta kthej në Angli”, ka thënë Gerrard për BT Sport.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit