“Është më i mirë se Harry Kane, e nënvlerësojnë për shkak të ngjyrës”

15 Mars 2019
17:28
Telesport
back button

Manchester City është kualifikuar për në çerekfinalet e Champions League pas fitores 7-0 në ndeshjen e kthimit ndaj Schalke 04. Një nga golat u realizua nga Raheem Sterling, që pak ditë më parë pat realizuar edhe 3 gola ndaj Watford në kampionat. Sipas legjendës së Manchester United, Rio Ferdinand, sulmuesi i ri anglez meriton të vlerësohet për paraqitjet e mira që ka bërë këtë sezon. Ferdinand shton se Sterling është nënvlerësuar shumë për shkak të ngjyrës së tij.

Në Angli ky fakt ndikon shumë, pasi njerëzit e shohin ngjyrën e lëkurës së lojtarit. Nëse Harry Kane do të bënte atë që bën Sterling, atëherë do ta kishin ngritur në qiell dhe nominuar për Topin e Artë e mbështetur deri në fund. Nuk kam asgjë kundër Kane, por Stërling është një përbindësh që po e nënvlerësojnë për aftësitë që ka. Është një lojtar i pjekur në fushën e lojës dhe jashtë saj. Mënyra se si sillet është një shembull për të rinjtë”, tha Rio Ferdinand.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit