“Është një bishë”, Messi: Është një nga më të mirët

26 Shtator 2022
9:10
Denis Hakanaj
back button

Nga MSN te MNM: pas treshes së artë te Barcelona, Lionel Messi është përsëri protagonist i një tresheje të mrekullueshme në Paris.

Në një intervistë të dhënë për TUDN, argjentinasi ka folur për shokët e tij të repartit duke mos i kursyer elozhet për të dy lojtarët:

“Unë dhe Neymar njihemi me sy mbyllur, jemi argëtuar shumë te Barcelona: do të më kishte pëlqyer të luaja më shumë ndeshje me të në Spanjë, por jeta na ka bashkuar këtu

“Kylian është një lojtar i ndryshëm: është një bishë, shumë i fortë në përballjet një kundër një dhe shumë i shpejtë”, ka thënë Messi.

“Është një futbollist i kompletuar dhe po e tregon këtë prej shumë vitesh. Është sigurisht një nga më të mirët”, ka shtuar argjentinasi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit