Albert Gudmundsson është një nga emrat më të kërkuar në Itali dhe jashtë saj. Ylli i Genoa-s ka përfunduar edhe në shënjestrën e Inter-it. Në lidhje me të ka folur edhe drejtori sportiv i zikaltërve, Ausilio.
“Nëse i kemi kërkuar Gudmundsson të marrë kohë? Është një lojtar cilësor dhe e konfirmoj, pëlqehet nga shumë klube, Genoa ka bërë një punë të mirë që e ka marrë.
“Ne jemi në rregull në këtë moment në atë repart, duhet të bëjmë disa vlerësime për Sanchez, është afër skadencës së kontratës, por kjo nuk do të thotë se është e sigurt se do të largohet.