“Është një mundësi”, De Bruyne frikëson City-n: Por do të duhet një shumë e madhe

4 Qershor 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Kevin De Bruyne, objektivi i radhës për Arabinë Saudite?

Mesfushori belg i Manchester Cityt nuk e përjashton këtë skenar, por vetëm pasi t’i skadojë kontrata në qershor 2025 me Citizens.

“Për Michele (partneren e tij), një aventurë ekzotike nuk është problem. Janë edhe diskutime që i kemi gjithnjë e më shpesh në familje”, ka thënë belgu për kanalin VTM.

“Kam vetëm një vit tjetër kontratë, kështu që duhet të mendoj se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Djali im i madh tani është tetë vjeç dhe nuk di asgjë përveç Anglisë. Ai më pyet se sa kohë do të luaj për Cityn, ne do të duhet ta menaxhojmë situatën në një mënyrë të caktuar.

“Arabia Saudite? Në moshën time duhet të jesh i hapur për gjithçka, ne po flasim për shifra të pabesueshme për atë që mund të jetë fundi i karrierës sime. Për të fituar kaq shumë, më duhej të luaja 15 vjet futboll”.

Kevin De Bruyne ka bërë një sezon të shkëlqyer me Manchester Cityn, pavarësisht se është ndërprerë nga dëmtimet. Në Premier League, ai luajti 18 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë 10 asiste.

Në Champions League, ai luajti 2 ndeshje duke shënuar 2 gola dhe duke dhënë 1 asist. Ai gjithashtu luajti në 5 ndeshje të FA Cup pa shënuar, dhe luajti një ndeshje në Superkupën e Anglisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit