“Është një ndeshje unike”, Guti: Real-i do të kërkojë të hakmerret

28 Shtator 2024
14:51
Denis Hakanaj
back button

Ish-ylli i Real Madrid, Guti, beson se Los Blancos do të kërkojnë hakmerren në derbin ndaj Atletico Madridit.

Reali shkon në Metropolitano në një formë jo shumë bindëse.

Guti tha për Marca:

“Derbit e Madridit janë unikë, emocionet e lojtarëve, dëshira për të treguar vlerën në stadiumin rival…

“Madridi po fillon të ecë në rrugën e duhur, dhe Vinicius, Bellingham me shokë me siguri do të zbresin të dielën në fushë për t’u hakmarrë për humbjen në Metropolitano sezonin e kaluar”.

Ndërkohë, ish-ylli i Atletico-s, Juanfran tha:

“Derbi është shumë më tepër se vetëm tre pikë. Janë 90 minuta për të treguar se cila është skuadra e kryeqytetit.

“Lojtarët do të jenë në formë të mirë dhe, duke njohur Cholo-n, do t’u ketë dhënë atyre një motiv shtesë për të dalë dhe për të mposhtur Real-in para tifozëve tanë këtë të dielë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit